
Besueshmëri në çdo shifër, qartësi në çdo hap.
From Idea to Impact
Mbështesim bizneset që nga hapat e parë deri te rezultatet e mëdha – me kontabilitet profesional, fiskalizim, software të thjeshtë dhe këshillim ligjor. Ne e shndërrojmë idenë tuaj në sukses të matshëm.
Opinionet e Klientëve
Me ndihmën e tyre thjeshtuam proceset financiare dhe kursyem kohë të çmuar. Shërbim i shpejtë, i saktë dhe mbi të gjitha i besueshëm.”
-- Elira D., drejtues klinike dentare
Këshillat dhe programet që na ofruan na kanë lehtësuar punën e përditshme. Ekip i përkushtuar që e njeh ligjin dhe praktikat më të mira.”
-- Gentian P., kompani ndërtimi
Falë mbështetjes së tyre profesionale, proceset tona të importit dhe eksportit kalojnë pa pengesa. Nga dokumentacioni doganor deri te llogaritë e fasonerisë, gjithçka është e saktë dhe në kohë. Një partner i besueshëm që na kursen kohë dhe kosto.
-- Ilir M., administrator fasonerie eksporti
Shërbimet Tona
01
Shërbime Kontabiliteti & Auditimi
Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.
Kontabilitet i saktë, auditim i besueshëm, baza e suksesit tuaj financiar.
02
Shërbime Taksash & Fiskalitet
Lehtësojmë deklarimet tatimore, mbajmë biznesin tuaj gjithmonë të informuar për ndryshimet ligjore dhe kujdesemi për administrimin e taksave, suport të plotë në programet fiskale.
03
Konsulencë Financiare & Ligjore për Biznesin
Ne ju ndihmojmë të merrni vendime të zgjuara financiare dhe të siguruara ligjërisht. Nga planifikimi dhe administrimi i taksave, te mbështetja juridike dhe programet fiskale, jemi partneri që ju garanton rritje të qëndrueshme.
Pyetjet më të, Shpeshta
Cilat janë shërbimet tona ?
Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në: këshillim financiar, shërbime kontabiliteti, shërbime të taksave, regjistrim i biznesit, dhe implementim të programit financiar dhe fiskale si EasyPos dhe trajnim në fushën e kontabilitetit.
Ne jemi zyrë këshillimi për bizneset (Ekonomistë, Avokatë dhe Inxhinier IT) Ekipi jonë është i përbërë nga profesionistë me eksperiencë në treg dhe të rinj ambiciozë që kemi dëshirë të sjellim një eksperiencë dhe shërbim shumë më ndryshe dhe me mbulim të plotë.
Ne kemi rreth më shumë se 15 vite eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve tanë. Qasja jonë ka qenë jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por suport dhe prezence e vazhdueshme për klientët tanë.
Kush jemi ne ?
A keni programe menaxhimi?
Po, ofrojmë programe menaxhimi të dedikuara për bar-kafe, restorante dhe hotele, të cilat ndihmojnë në organizimin e shitjeve, stokut dhe shërbimit ndaj klientit. Këto sisteme integrohen dhe automatizohen plotësisht me programet fiskale dhe financiare, duke siguruar thjeshtësi, saktësi dhe kontroll të plotë mbi biznesin tuaj.
Cila është tarifa jonë?
Në shumicën e rasteve ne punojmë me një tarifë fikse mujore, ku përfshihen të gjitha shërbimet dhe koha e angazhuar. Kjo ofron qartësi dhe siguri për klientin, ndërsa ne mund të planifikojmë më mirë kohën dhe ndjekjen e çdo çështjeje.
Bëjmë Vizionin Tuaj Realitet
Na kontaktoni sot për një konsultë pa pages dhe zbuloni si zgjidhjet tona të personalizuara mund ta çojnë biznesin tuaj përpara.